A do të ketë paga për grevisët? Vjen lajmi i keq nga Qeveria

Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët.

Kështu tha për Front Online, zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, tha Kryeziu.