Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për punë të Jashtme, ka njoftuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell, do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq.
Kështu ka njoftuar Stano në Twitter, ku ka shtuar se takimi do të zhvillohet nesër në Paris, në takime të veçanta, shkruan lajmi.net.
Po ashtu ai ka thënë se ky takim do të zhvillohet për të vazhduar përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të de-përshkallëzuar, për të zbutur situatën dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Kosovë/Serbi: Për të vazhduar përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovën-Serbinë për të de-përshkallëzuar, për të zbutur tensionet aktuale dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiqi, nesër në Paris në takime të veçanta”, ka thënë Stano.
Kosovo/Serbia: To continue 🇪🇺 efforts to help 🇷🇸🇽🇰 to de-escalate,defuse current tensions and advance in EU facilitated Dialogue, @JosepBorrellF will meet with @albinkurti & @predsednikrs @avucic in Paris tomorrow in separate meetings.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) November 10, 2022