1-1 është mbyllur sfida kryesore e xhiros në elitë.
Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 1-1, në një sfidë që mund të thuhet lirshëm, u mbyll me epilogun real, përcjell Futbollikosovar.net.
Pjesëloja e parë përfundoi ashtu siç edhe ia filloi, pra 0-0, kurse në të dytën të parët shënuan bardhekuqtë. Realizator Baton Zabërgja.
Kur u mendua se “Skiftetar” po shkonin drejt fitores, në skenë doli Ajzeraj, që në minutën e 82′ barazoi shifrat, shifra këto që qëlluan të ishin edhe përfundimtare.
FT Gjilani – Drita 1-1