Lista Serbe dhe grupet kriminale detyrojnë pjestarët serbë të FSK-së ta lëshojnë punën

Lista Serbe dhe grupet kriminale në Veri kanë shtuar presionin mbi pjesëtarët e komunitetit serb në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Raportohet se disa nga pjesëtarët serbë tashmë janë larguar nga FSK-ja.

Ata madje kanë dhënë një intervistë në sheshin “Car Lazar” për të dëshmuar se nuk janë më pjesë e FSK-së.

Ky largim i ushtarëve serbë nga FSK-ja vjen pas largimeve të policëve serbë dhe zyrtarëve të tjerë nga institucionet e Kosovës.