Emigrimi i shqiptarëve, Edi Rama: Si ndaloj dot

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish në debatin për emigrimin e shqiptarëve, veçanërisht drejt Britanisë së Madhe.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Kamëz, Rama deklaroi se asnjë skuadër politike, edhe po të kishte ardhur nga Hëna, nuk do mund ta ndalte largimin e tyre.

“Këto trende nuk po vijnë si pasojë e politikës së degjeneruar, por asnjë skuadër politike nuk do të kishte mundur dot, e ardhur dhe nga hëna, që të mbyllte derën dhe t’i mbante shqiptarët këtu që të gjithë. Më tregoni një vend sot, jo nga ata që janë në nivelin tonë, por në Europën e Bashkuar, ku të rinjtë nuk ikin nga fshati.

Kjo është gjëja më normale. Diku më shumë e diku më pak. Më tregoni një vend pas vitit 90′ që nuk ka pasur largime masive. Shqiptarët kanë emigruar gjithmonë.Mos të kishin emigruar shqiptarët, nuk do kishim qenë gjallë deri më sot”, theksoi ai.

https://permbledhja.com/osmani-ende-si-ka-pranuar-doreheqjet-e-kryetareve-serbe/