Policia në Gjakovë i ka shqiptuar një qytetari gjobë ne vlerë 300 euro pasi ai i kishte lënë drutë në trotuar duke penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve.
“Stacioni Policor në Gjakovë, Ekipet Patrulluese në kuadër të këtij stacioni, në vazhdën e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe në mënyrë që të krijojë siguri në rrugë, kanë ndërmarrë veprime ligjore në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, ndaj qytetarit i cili kishte bllokuar trotuarin dhe vendkalimin për këmbësorë” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë ka apeluar tek qytetarët që të jenë kontribuues në respektimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe rritjes së sigurisë në rrugë.
“Po ashtu Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Kur kanë informacion për shkelje ligjore, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 (pa pagesë) dhe 0390310482” – është thënë në njoftimin e Policisë teksa tutje është bërë e ditur se të dhënat e personave që raportojnë do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:10 minuta në rrugën “Sadedin Shehu