Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme plenare.
Në njoftimin për media është theksuar se seanca e jashtëzakonshme zhvillohet nesër duke filluar nga ora 10:00.Rendi i ditës:
Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.03/103, datë 28.10.2022 për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.
Kurse duke nisur nga ora 11:00, në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet edhe seanca e rregullt plenare, transmeton lajmi.net.
Rendi i ditës:
Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.