Kurti: Serbia refuzoi planin franko-gjerman, ne nuk lejojmë destabilizimin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka folur rreth situatës së fundit të krijuar në veri të vendit.

Në një paraqitje para gazetarëve, Kurti komentoi edhe dokumentin franko-gjerman.

Ai ka treguar faktin se Serbia e ka refuzuar atë, andaj edhe tani po synon destabilizimin.

“Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman. Unë nuk e kam kundërshtauar. Unë kam thënë që ka bazë të mirë, ndërsa i kam paraqitur edhe vërejtjet e mia. Serbia jo që e ka kundërshtuar, por e ka refuzuar. A e kuptoni? Ftoj serbët që t’u kthehen institucioneve, ndërsa duhet përmendur se ne nuk do të lejojmë destabilizimin e vendit”, shtoi kreu i ekzekutivit.

/07 Press/