Çështja e Trustit vazhdon të jetë një nga kërkesat kryesore të qytetarëve.
Kriza e madhe ekononomike e ka bërë të veten, me qytetarët që kërkojnë tashmë që 30% e kursimeve të tyre të kthehen tek ta.
Sipas burimeve të 07 Press, ka sinjale të forta brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje pro kalimit të Trustit në Kuvend. Disa deputetë tashmë kanë shprehur qëndrimin e tyre pozitiv, por sipas burimeve të njëjta, ka edhe disa të tjerë që po kërkojnë që kjo çështje të kalojë.
Trusti pritet të votohet në fund të këtij muaji, kurse kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër herën e parë.