Pas vendimit që kanë marrë serbët për t’u larguar nga institucionet dhe pas mi policët serb e zhveshën uniformën e policisë, është mobilizuar Policia e Kosovës.
Gazeta Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se atyre u ka ardhur nga lartë pēr moblizim.
”Na kanë thirrur për të qenë në gatishmëri të gjitha njësistet e Policisë”, tha ky burim.
Ndërkohë, merret vesh se Njësive Speciale në disa komuna, u është kërkuar që të nisen urgjent për në veri.
Zyrtarisht nga Policia nuk kanë konfirmuar këtë urdhër.
Front Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri në këto momente nuk ka marrë ndonjë përgjigje./Front Online