E PABESUESHME! Kryebashkiaku martohet me krokodilin, në dasmë merr pjesë krejt qyteti

Kryebashkiaku i një qyteti të vogël meksikan u martua me krokodilin në një ceremoni shumëngjyrëshe, ndërsa muzika tradicionale kumbonte. Të ptranishmit po argëtoheshin e kërcenin, ndërsa i luteshin udhëheqësit indigjen ta vuloste dasmën me një puthje.

Kryetari i bashkisë së San Pedro Huamelula, Victor Hugo Sosa, u detyrua më shumë se një herë gjatë dasmës të përkulej për t’i vënë buzët në feçkën e aligatorit të vogël, i cili ishte lidhur me sa duket për të shmangur kafshimin e padëshiruar.

VIDEO E PLOTË KËTU – 1

Martesa rituale me gjasë daton shekuj më pare, në kohët parahispanike, midis komuniteteve indigjene Chontal dhe Huave të shtetit Oaxaca, si një lutje për bujarinë e natyrës.

“Ne i kërkojmë natyrës shi të mjaftueshëm, ushqim të bollshëm, që të kemi peshk në lumë”, – tha Sosa, kryebashkiaku i qytetit të vogël.

Oaxaca, qyteti i vendosur në jugun e varfër të Meksikës, është padyshim vendi më i pasur në kulturën indigjene dhe shtëpia e shumë grupeve që kanë ruajtur me kokëfortësi gjuhët dhe traditat e tyre.

Rituali shekullor në San Pedro Huamelula, i përzier tani me spiritualitetin katolik, përfshin veshjen e aligatorit ose kajmanit me një fustan të bardhë nusërie, plus veshje të tjera shumëngjyrëshe.

Zvarraniku 7-vjeçar, i referuar si një princeshë e vogël, besohet të jetë hyjnia që përfaqëson tokën nënë dhe martesa me udhëheqësin lokal simbolizon bashkimin e njerëzve me hyjnoren.

Ndërsa trumbetat binin dhe daullet krijonin një ritëm festiv, vendasit e mbanin nusen aligator në krahë nëpër rrugët e qytetit, ndërsa burrat e nxisnin me kapelet e tyre.

“Më jep shumë lumturi dhe më bën krenare për rrënjët e mia”, – tha Elia Edith Aguilar, e njohur si kumbara që organizoi dasmën.

Ajo tha se ndihet e privilegjuar që i është besuar kryerja e ceremonisë dhe vuri në dukje se ka kaluar shumë kohë duke u shqetësuar se çfarë do të veshë nusja. “Është një traditë shumë e bukur”, – shtoi ajo duke buzëqeshur. /Telemedia