Shtrenjtohet benzina, nafta s’ndryshon

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimin tavan për derivatet e naftës.

Siç shihet, nafta ka mbetur në çmim të pandryshuar nga dita e djeshme, 1 euro e 71 centë, shkruan lajmi.net.

Njëjtë s’ka ndodhur me benzinën e cila është shtrenjtuar për 1 cent, nga 1 euro e 45 centë, në 1 euro e 46 centë.

Këto çmime vlejnë për 24 orët e ardhshme.