Babai i infermieres që sulmoi fizikisht të moshuarën: I kërkojmë falje familjes, organet e rendit të veprojnë sipas ligjeve

Babai i infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar falje publike për veprimin e së bijës.

“E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për tragjedinë shpirtërore që ju shkaktoi vajza jonë”, tha ai.

Ai po ashtu ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë

“Në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat për të cilat e ngarkojnë”, ka thënë Pelaj për Klan Kosovën.

https://permbledhja.com/gazetari-kosovar-thote-se-ne-samitin-e-berlinit-do-te-kete-sinjale-pozitive-per-vizat/