Zhaneta Nura, vajza e gruas e cila u maltretua fizikisht dhe psiqikisht nga një infermiere tash është mirë dhe është qetësuar.
Nura këtë e tha në RTV Dukagjinit dhe tha se me të marrë lajmin për dhunën e ushtruar ndaj nënës së saj, e ka tërhequr atë nga qendra për të moshuar.
Bija e gruas së moshuar e cila është keqtrajtuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë, nën emocione ka thënë se është e tronditur nga dhuna e shfaqur ndaj nënës së saj.