Në lidhje me rastin në Pejë ka reaguar edhe kreytari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nëna e dëshmorit, është dhunuar nga ato që janë të thirrura të kujdesën për të, shkruan lajmi.net.
“E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.
E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.
Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!
Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.
Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!.