Policia ka reaguar pas ngjarjeve të pasmesnatës, ku u plagosën dy zyrtarë policorë
Sipas policisë, deri më tani janë arrestuar dy persona, kurse të tjerë janë në kërkim.
Njoftimi i plotë:
Informacion zyrtarë
Prishtinë, 3 korrik 2022
Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.
Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.
Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.
Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.