Hapet aplikimi, shtesat për fëmijë tani edhe për të lindurit në vitin 2010

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është deklaruar në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Nga kjo ministri është njoftuar se shtesat për fëmijë nga tani e tutje mund t’i marrin edhe fëmijët e lindur në vitin 2010.

Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve bëri të ditur se është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2010, që të përfitojnë nga këto shtesa.

Aplikimi mund të bëhet përmes këtij linku:

https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index?ReturnUrl=%2FServices%2FSubService%3Fservice%3D312&fbclid=IwAR079tztzO-vJs970lv2jHHBtQzu7V9R91PvMC03UNVoUdHeLvl_pEIKy3Q