Memli Krasniqi vizitë zyrtare në Washington dhe Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në mes të muajit nëntor pritet të realizojë vizitë në SHBA dhe Bruksel.

Sipas burimeve të Lajmi.net, kreu i PDK-së do të pritet në takime në Departamentin amerikan të Shtetit. I njëjti do të takojë edhe zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjatë qëndrimit në Washington, Krasniqi do të pritet edhe ne Kongres, në takime të ndara në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Përveç saj, Krasniqi do të ketë takime edhe në disa prej instituteve dhe ‘think-tanks’ kryesore amerikane.

Kreu i PDK-së do të zhvillojë takime edhe me personalitete të njohura, të lidhura me zhvillimet politike në Ballkan, gjatë dy dekadave të fundit.

Para nisjes për në SHBA, Krasniqi do të qëndrojë në Bruksel, për takime në Parlamentin Evropian dhe në Shërbimin për Veprim të Jashtëm Evropian.