LAJMI I FUNDIT: Ndalohet edhe një person për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ndihmë” në kryerje të veprës penale të dhunimit.

Sipas prokurorisë, i njëjti, dyshohet se veprën penale e kreu në rastin e dhunimit të 11-vjeçares që ndodhi në qershor të vitit 2022.

“Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kujtojmë se në lidhje me rastin janë arrestuar 5 persona.

https://permbledhja.com/lendohet-rende-nje-person-u-vetaksidentua-me-veture-ne-sheshin-e-therandes/