Çështja e Trustit vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në vend.
Qytetarët po kërkojnë tërheqjen e mjeteve të tyre që kanë dhe tashmë në Kuvend është projektligji për tërheqje të 30% të kursimeve.
Ky projektligj ishte në qeveri dhe tashmë ka kaluar në Kuvend, atje ku edhe njëherë pritet të procedohet për votim në Kuvend. Në një anketë të 07Press, një pjesë shumë e madhe e qytetarëve janë pro tërheqjes së mjeteve, duke kërkuar që qeveria të ndryshojë mendje nga hera e parë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, por tashmë është e qartë që qytetarët kërkojnë me çdo kusht paratë e tyre