Rasti i dhimbshëm për familjen Isufi, ky është burri që u gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “2 Korriku” në Shtime, ku një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë së tij.

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij, teksa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Enver Isufin, i cili u gjet nga djali i tij, i shtrirë në tokë pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë.

Vdekjen e tij e konstatuan mjekët që dolën në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin u njoftua edhe Policia.

Sinjali mëson se trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.