Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare. Por, kjo rënie nuk po vërehet edhe në tregun kosovar. Çmimi i një fuqie naftë dje është tregtuar për 95 dollarë në tregjet ndërkombëtare.
Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 69 centë më i ulët se sa në fund të javës së kaluar dhe arriti në 95,08 dollarë. Në tregun amerikan një fuçi tregtohej me çmim më të ulët për 84 centë, duke u shitur për 87.06 dollarë.
Kjo rënie ka ardhur, pasi importuesi më i madh i naftës në botë, Kina ka shtrënguar masat kundër Covid-19 dhe kjo ka shkaktuar edhe rënien e aktiviteteve në industrinë kineze gjatë muajit tetor.
Rënia e çmimit nuk po vërehet edhe në Kosovë.
Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1. 73 euro për litër, për benzinë është 1. 42 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0. 72 euro, çmim që nuk ka lëvizur fare në ditët e fundit./Indeksonline/