Edhe të hënën, çmimet e derivateve mbesin të njëjta sikurse ditën e diel. Kjo sepse Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar dje çmimoren që hyri në fuqi dje dhe do të vlejë për 48 orë.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.73 Euro për litër.
Ndërsa, çmimi për produktin Benzinë është 1.41 Euro për litër, si dhe për gas çmimi është 0.72 Euro për litër./Lajmi.net/