Ka vdekur në moshën 58 vjeçare Nehat Fetoshi, zyrtar i Komunës së Rahovecit.
Këtë e bëri të ditur profesori Arben Fetoshi, njëherësh vëllau i tij.
Për vdekjen e Nehatit ka njoftuar edhe Andin Hoti i PDK-së, i cili të ndjerin e kishte nip.
Postimi i plotë
Familjarë, miq e shokë,
Me pikëllim në zemër ju njoftojmë se babai, bashkëshorti e vëllai ynë i shtrenjtë, Nehat Fetoshi ndërroi jetë sot në moshën 58 vjeçare.
Varrimi do të bëhet sot (e diel) në ora 14:30, në varrezat e fshatit Fortesë – Rahovec.
Na i këpute krahët herët baca Nehat!