Vlerat e larta të kredive që kanë qytetarët nëpër bankat komerciale të Kosovës, njohësit ekonomik po e konsiderojnë se janë për shkak të krizës ekonomike e cila është duke mbretëruar në vend.
Profesori Musa Limani, tha se në Kosovë politikat kreditore janë më të ashpra në rajon dhe se bankat komerciale caktojnë vetë normat e interesit sipas dëshirës ose interesit të tyre.
“Unë mendoj nga aspekti makro-ekonomik se është një lëshim i bankave komerciale që nuk i aktivizojnë këto mjete. Për nga niveli i zhvillimit ekonomik Kosova hynë në radhën e vendeve më të pa zhvilluar në rajon dhe Evropë”.
“Në politikën kreditore është më e ashpra, për arsye se kreditë prodhuese dhe ato konsumuese dhurohen me norma të interesit shumë të larta, që më të vërtet është një prej elementeve e cila e ngadalëson edhe zhvillimin ekonomik po edhe konsumin. Bankat komerciale caktojnë normat e interesit sipas dëshirës ose interesit të tyre”, tha ai.
Limani tha se ekonomia e vendit gjendet në krizë dhe se mbi 60 për qind e qytetarëve po ballafaqohen me sigurimin e ekzistencës.
“Për shkak të situatës, se ekonomia e Kosovës gjendet në krizë edhe është në fazën e parë të recensionit, dhe i mungon prodhimi, është importi jashtëzakonisht i madh. Niveli i lartë i çmimeve i cili ditë për ditë po rritet, kurse pagat ende kanë stagnuar ato që ishin të nivelit 2011, mos të flasim për pagën minimale”.
“Prandaj me këtë situatë me çmime kaq të larta të artikujve sidomos të atyre ushqimor janë shumë të larta dhe vazhdimisht po ngritën, kurse pagat janë të ulëta, prandaj pjesa dërmuese e popullsisë, mbi 60 për qind ballafaqohen me sigurimin e ekzistencës fizike dhe nuk mund t’i përballojnë kësaj situate të krizës ekonomike dhe sociale e cila ndodhet fatkeqësisht në Kosovë”, tha ai.
Njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa, tha se kreditë e mëdha që qytetarët janë duke i marr janë kryesisht për konsum, ai shtoi se në Kosovë bankat e kontrollojnë Qeverinë.
“Kreditit e marra në banka nga qytetarët këto vitet e fundit, kryesisht kanë qenë për konsum, për blerjen e banesave. Banka Qendrore duhet që normat monetare të interesit duhet ti zvogëlojë, sepse janë shumë të larta”.
“Në këtë rast duhet te jetë më akive, kuptoj situatën ekonomike në vend, t’i kuptoj bizneset, sepse gjithë mendojmë në se Bankat Qendrore dhe bankat komerciale i kontrollon Qeveria po në këtë rast ndodhë e kundërta, bankat e kontrollojnë Qeverinë, që nuk duhet të ndodhë. Në këtë rast duhet që qeverie e institucionet përgjegjëse që Bankat Qendrore t’i vënë në kontroll të domosdoshme që të kemi një ekonomi më të mirë e cilësore”, tha ai.
Bellaqa gjithashtu tha se gjithë kjo shumë e madhe e kredive që kanë marr qytetarët tregon se në vendin tonë kemi krizë.
“Kjo është krize sepse ata janë duke marr kredi për vështirësie ekonomike, për konsum, për ndërtimin e ndonjë shtëpie. Nuk marrin kredi që të investojnë në biznes. Treguesit makro ekonomik duhet të ndryshohen të kenë politika publike më të avancuar, sepse në korrik-gusht ka më shumë rritje të sasisë të parave se sa zhvillim ekonomik”.
“Vlera e depozitave, në çfarëdo situate në çfarëdo vështirësie njerëzve dhe familje mundohen që të gjejnë zgjidhje, kur nuk kanë zgjidhje tjera i’u drejtohen bankave, këto janë kredi për të mbijetuar”.
Sipas një raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, qytetarët e vendit i kanë borxh bankave komerciale 4.2 miliardë euro, deri sa vlera e depozitave ka shkuar në 5 miliardë euro.
Depozitat e ekonomive familjare janë 3 miliardë e 524.7 milionë. Depozitat e korporatave jo financiare 1 miliard e 048.5 milionë, Depozitat e korporatave tjera financiare 262.1 milionë