Prishtina tashmë ka një brend vendor të veshjeve sportive, i cili përveq Prishtinës është në bashkpunim edhe me shumë skuadra të tjera jo vetëm në futboll.
Paraprakisht, Prishtina kishte nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane, JAKO e më herët edhe me kompaninë Hummel. Ky nënshkrim (JAKO) erdhi më 3 janar 2019 dhe kapte vlerën prej mbi 100.000 eurove duke veshur të gjitha grupmoshat zingjirore deri te seniorët.
Bashkpunimi me JAKO-n zgjati rreth 4 vite , deri në fund të sezonit të kaluar duke mos ndryshuar as edhe një herë të vetme konceptin apo modelin e dizajnit (në vitin e parë dallojmë një ndryshim të vogël, mirëpo dizajni mbetet i njejtë).
Në fushën e marketingut, as edhe një skuadër profesionale nuk mbanë veshjet sportive për 4 vite sepse kjo ndikon drejtëpërdrejt në interesimin e vogël për blerje dhe ratingun e tyre në market.
Duke shtuar faktin këtu që JAKO nuk kishte as edhe një pikë të autorizuar shitjesh në Kosovë, mund të themi që Prishtina nuk ka gjeneruar aspak të ardhura nga ndresat, esenciale për një skuadër evropiane.
Duke parë këtë situatë, më herët këtë vit i jemi drejtuar ish drejtorit sportiv dhe një prej stafit përgjegjës për markën e veshjeve sportive mirëpo nuk kemi marrë përgjigjje.
Megjithatë, me të filluar sezoni i ri, në 100 vjetorin e klubit, Prishtina tanimë ka një brend të ri, PHOENIX, i cili për Prishtinën kishte dizajnuar 4 ndresa të ndryshme në fillim të sezonit. Përveq asaj, tashmë edhe FC Prishtina Store është bërë funksionale në hyrje të stadiumit e cila është e qasshme nga të gjithë.
Ndonëse ka bërë një revulucion në fushën e markës sportive dhe marketingut me ndresa, Prishtina duket se ka hyrë prapë në ‘telashe’. Kanë kaluar vetëm 12 ndeshje dhe Prishtina tashmë ka ndryshuar dizajnin e ndresave në mes të sezonit.
Kjo përveq që mund të konsiderohet si një lëshim në anën e marketingut është edhe mos respekt ndaj atyre që tashmë kanë blerë ndresën e parë duke menduar që e kanë ekskluzivitetin deri në fund të sezonit.
Duke mos përjashtuar faktin që ndresa e tanishme mbanë simbole shumë të mira të klubit dhe motos për të, klubi nga tani duhet të jetë shumë i kujdesshëm edhe në këtë fushë që në vitet e ardhshme mund të jetë kruciale për gjenerimin e të ardhurave./thisisprishtina