Ky është i riu që vdiq në aksident në Podujevë

Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 21:45 në Shtedim të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka shtuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një biçikletë – ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka humbur jetën.

Siç ka mësuar Llapi.info, viktimë e aksidenti është 30-vjeçari Adnan Halimi.

Më tej, Borovci ka deklaruar se rruga që të çon drejt pikës kufitare në Merdar do të jetë e bllokuar, duke kërkuar nga qytetarët që t’u drejtohen rrugëve alternative.

“Deri në përfundim të këqyrjes së vendit të ngjarjes ky segment rrugor do të jetë plotësisht i bllokuar për qarkullim të automjeteve. Andaj lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative që shpien nga drejtimi i Podujevës në drejtim të Merdares dhe anasjelltas”, ka thënë ai për Llapi.info.

Jo zyrtarisht është mësuar se shkaktuar i këtij aksidenti dyshohet të jetë një i mitur