Çështja e Trustit do të kthehet prapë në Komisionin përkatës, ku këtë javë pritet të shqyrtohet dhe të vendoset për një datë diskutimi dhe votimi në Kuvend.
Qytetarët po kërkojnë miratimin e tij, kurse protestë do të ketë, nëse dështon miratimi i projektligjit për Trustin.
“Në rast të dështimit të rëndë të votimit të Trustit, qytetarët do të ndihen edhe më të revoltuar, edhe në grupin që po i konsiderojnë protestat si mjetin e fundit që deputetët dhe qeveria ta kuptojnë seriozisht kërkesën e tyre”, tha iniciuesi Jashari për GazetaBlic.