Një kamion ka goditur për vdekje një person derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Kurill” të Prizrenit. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, raporton Indeksonline.
“Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merren njësitet relevante policore. Viktima është i moshës 63-vjeçare”.