Iniciuesi i peticionit për Trustin, Adnan Jashari thotë për Gazeta Blic se ka kaluar afati që Qeveria e Kosovës është dashur të jap përgjigje në lidhje me këtë çështje.
Çështja e Trustit do të kthehet prapë në Komisionin përkatës, ku sipas Jasharit këtë javë pritet të shqyrtohet dhe të vendoset për një datë diskutimi dhe votimi në Kuvend.
“Afati për të dhënë përgjigje rreth Nismes Legjislative të qytetarëve për Trustin nga Qeveria e Republikës së Kosoves ka kaluar, tashmë çështja kthehet në komisionin përkatës, ku pritet që këtë javë ta shqyrtojë dhe të japë datën për diskutim dhe votim në Kuvend”, thotë Jasharaj.
Jashari thotë se janë në pritje që deputetët kësaj radhe të kuptojnë krizën që ka kapluar vendin, dhe situatën e vështirë ku po gjenden qytetarët e Kosovës.
Sipas Jasharit, shpresa e qytetarëve për lejimin e tërhekjes së parave nga Trusti është e madhe.
“Presim që deputetët të kuptojnë situatën në të cilën ndodhet populli dhe të votojnë në mënyrë të arsyeshme për tërheqjen e kursimeve.Qytetarët kanë shpresa të mëdha se këtë herë do të votojnë sepse kërkesa buron nga firmat e tyre”, thotë Jashari.
Protestë do të ketë, nëse dështon miratimi i projektligjit për Trustin.“Në rast të dështimit të rëndë të votimit të Trustit, qytetarët do të ndihen edhe më të revoltuar, edhe në grupin që po i konsiderojnë protestat si mjetin e fundit që deputetët dhe qeveria ta kuptojnë seriozisht kërkesën e tyre”, tha Jashari për GazetaBlic.