Një femër e mitur u raportua të jetë dhunuar gjatë ditës së hënë në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut.
I dyshuar për dhunimin e saj është axha 39 vjeçar.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur për lajmi.net se seanca e procedurës paraprake në këtë rast është mbajtur dje.
Me këtë rast, gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
“Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”,tha ai.
Ndryshe jo zyrtarisht ishte raportuar se i dyshuari dhunoi vajzën e vëllait, mbesën e tij 14 vjeçare.
Gjatë këtij viti në Kosovë pati raportime të shumta në lidhje me dhunimet seksuale.