Ka kaluar afati kohor prej 30 ditësh që Qeveria të japë një opinion për çështjen e Trustit.Ende nuk dihet se kur ky projektligj do të dërgohet në komision.
Në anën tjetër, deputetë të shumtë janë deklaruar për qëndrimet e tyre pro dhe kundër këtij projektligji.
Lidhur me këtë çështje, gazeta ka pyetur deputetin e Listës Guxo, Burim Meta, për qëndrimin e tij.
Ai ka thënë se gjendet në vizitë zyrtare në Gjermani dhe se partia e tij ende nuk ka marrë vendim.
“Akoma s’e kemi marrë një vendim si parti”, ka thënë Meta për Gazeta Blic.
Në anën tjetër, Vetëvendosje duke se ende nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje.
Mbetet të shihet se kur do të dërgohet projektligji për trustin në Kuvend.Në anën tjetër, grupi iniciues për peticionin për Trustin do të mbajë këtë të enjte takim për t’u koordinuar për protestën e ardhshme, të cilën do ta vendos javën që vjen.