Vendi ynë po vazhdon të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me ç’rast po mbanë mot me diell dhe vranësira të pakta. Mëngjeset dhe mbrëmjet po janë të ftohta, ndërsa ditët relativisht të ngrohta.
Në ditët vijuese pritet fuqizim i këtyre masave, duke bërë që temperaturat maksimale të Hënën apo edhe të Martën të arrijnë deri në 27°C në Kosovë, ndërsa në Shqipëri edhe deri në 30°C.
Moti me diell dhe vranësira të pakta parashihet të mbajë deri në fund të javës, ndërsa masat e ngrohta do të fillojnë gradualisht të dobësohen nga dita e Mërkurë, ku më e ndjeshme do të jetë në fundjavë, me ç’rast maksimalet do të sillen rreth apo nën vlerën 20°C./express