Rahoveci e Istogu ndahen në paqe

Është mbyllur para pak çastesh dueli mes Rahovecit e Istogut, i vlefshëm për xhiron e 11 në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Kjo sfidë mbaroi ashtu siç edhe ia filloi, pra 0-0, përcjell Futbollikosovar.net.

Të dyja skuadrat tentuan të gjejnë rrugën e golit, por që e kishin pamundur ta bëjnë atë.

Gjithsesi, skuadrat mbesin në pjesën e epërme të tabelës dhe deri në fund do të luftojnë për njërën prej dy pozitave të para.

https://permbledhja.com/sulmi-i-ballkanit-shkelqen-ne-terrenin-vendas-dy-gola-per-ndeshje-gjate-tetorit/