Gjashtë të lënduar si pasojë e dy aksidenteve që ndodhën sot në Prishtinë

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku janë lënduar gjashtë persona.

Në aksidentin e ndodhur në rrugën “Garibaldi” janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një furgon.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Ndërsa, sipas Ahmetit, në aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej”, janë përfshirë dy vetura ku është raportuar vetëm për dëme materiale.