Gjakovari gënju policinë se u rrah e plaçkit nga hajnat, arrestohet nga policia

Një 52-vjeçar nga Gjakova inskenoi një rast grabitjeje të mërkurën. I njëjti fillimisht deklaroi në polici se dy persona të panjohur e kishin sulmuar fizikisht e ia kishin marrë telefonin.

Sipas tij, të njëjtit kishin provuar t’ia marrin edhe kuletën, por pasi nuk kishin gjetur mjete monetare brenda ia kishin kthyer prapë. Rastin e raportoi në polici po atë ditë rreth orës 17:00.

Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës
SLIMFIT
Organet e rendit dolën në vendngjarje e kryen hetime. Kur nuk po gjenin prova qe e vërtetonin ndodhinë e thirrën sërish burrin për intervistim të enjten, kur ky i fundit tha se rasti nuk ngjau fare.

“Ka deklaruar se nuk është e vërtetë por këtë e ka thënë përshkak të një borxhi paraprak që ka pasur dhe përshkak të familjarëve të tij. Prandaj prokurori i rastit ka lëshuar urdhër për ndalim për 48 orë për te njëjtin”, tha Yllka Juniku-Shehu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Sipas Juniku-Shehut, ndalimi u bë nën dyshimin e bazuar se 52-vjeçari ka kryer veprën penale kallëzim i rremë.