Gjenden 500 mijë euro në autobus në Portin e Durrësit

500 mijë euro janë gjetur në një autobus të linjës me Italinë në Portin e Durrësit.

Pas kontrollit të policisë në hyrje të portit janë gjetur paratë e padeklaruara, të fshehura në tavanin e autobusit.

Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës
SLIMFIT
Paratë janë zbuluar teksa autobusi ka kaluar në skaner, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.

“Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Eurot’, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës. Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro”.

“Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.”, thuhet në njoftimin e Policisë