Çmimi i një litre nafte gjatë të enjtes në këtë pikë të derivateve ka shkuar 1 euro e 77 centë. Por, ky çmim mund të shumëfishohet.
Ekonomistët paralajmërojnë se një litër naftë pritet të shkojë deri në 4 euro.
“Rritja e çmimit të naftës së raporteve që ka nxjerr Banka Qendrore do të ketë rritje të vazhdueshme edhe në vitin e ardhshëm. Kështu që sipas çmimit të rënduar mund të shkojë deri në katër euro”, tha ekonomisti Imer Raçi.
Rruga afër vendit të taksistëve, i ra edhe kryeministrit Kurti, por që nuk gjeti kohë të japë ndonjë sqarim për ta.
Mirëpo më shumë vëmendje e përkushtim nga ekzekutivi, po kërkon Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Pavarësisht se edhe çmimi aktual është tejet i lartë krahasuar me të ardhurat e qytetarëve, nga shoqata e naftëtarëve, thonë se janë duke punuar me humbje.
“Ne kem deklaruar se jemi duke e shitur derivatin me humbje ku çmimi furnizues ka qen ma i lart se çmimin te cilin e përcakton ministria. Ka qen e saktë dhe kemi punuar me humbje”, tha Fadil Berjani- kryetari i Shoqatës së Naftarëve.
Vlera e akcizës që Qeveria e Kosovës merr nga një litër naftë është 36 centë