Imami Lainot Maliqi ka njoftuar se arkat e xhamisë “Bedri Kamberi” në kryeqytet, janë thyer.
Imami Maliqi ka postuar edhe fotografi të arkave, duke thënë se ky është një veprim i ulët.
“Sot, paradite janë thyer arkat e xhamisë sonë. Veprim shumë i ulët. Ai i shkretë, askënd nuk e ka dëmtuar përveq vetvetes së tij. Zoti e udhëzoftë!” shkroi Maliqi në Facebook.
Maliqi nuk ka dhënë informacione mbi numrin e të hollave që u vjedhen nga këto arka.
Kjo nuk është hera e parë që arkat e një xhamie thyhen dhe vjedhen të hollat e grumbulluara aty.