Aksioni i sekuestrimit të villave të pasanikëve në Brezovicë ka dridhur elitën e njerëzve që kanë pushimore në Brezovicë.
Ne aksionin e zhvilluar javën e kaluar në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” në Brezovicë, ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 100 vikend-shtëpiza të ndërtuara jashtëligjshëm.
In The Liberated Trostyanets, People Need Emergency Medical Care!
UA PATRIOTS
Villat për të cilat shteti më pas do të vendos nëse duhet të rrëzohen ose jo, javën e kaluar u rrethuan me shirita të policisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Në mesin e tyre ishte edhe villa e Isa Ryshajt, biznesmenit të fuqishëm nga Ferizaj.
Pasaniku ferizajas që nga viti 2003 drejton kompaninë “Eskavatori”, e cila veprimtari primari e ka shtrimin e rrugëve nëpër Kosovë.
Pikërisht për këtë çështje ai ka marrë viteve te fundit mijëra euro nga kontratat publike që i ka fituar nga institucionet shtetërore.
Rysha është edhe pronar i “Natural”, njërit prej restoranteve më të njohura në dalje të Ferizajt, shkruan Gazeta Insajderi.
Villa i është sekuestruar edhe djalit të Ryshës, Dritonit. Ky i fundit ndonëse nuk ka ndonjë biznes në emër të tij, bën jetë luksoze, së paku sipas fotografive që i ka të postuar në rrjetet e tij sociale.
Vikend-shtëpizat e ndërtuara ilegalisht në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” u sekuestruan javën që shkoi. Atyre iu ngjitën shiritat i Policisë dhe iu ndaluan punimet. Pronarët e tyre do të njofton për sekuestrimin e tyre.
Prokurori i operacionit “Brezovica”, Rasim Maloku, në një intervistë për Gazetën Insajderi tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës për rrënimin e tyre.
“Ne do të paraqesim kërkesën tek gjykata për rrënimin e tyre. Është vendimi përfundimtar i gjykatës që me i rrënu këto objekte, është çështje ligjore dhe besojmë që edhe gjykata do të marr vendim për rrënimin e tyre”, tha Maloku.