Sot zhvillohen dy ndeshje të tjera në kuadër të Superligës

Sot në program do të jenë dy ndeshjet e radhës në elitën kosovare të futbollit.

Kampioni aktual, Ballkani pret Trepçën’89 në një takim jo edhe aq të lehtë në letër, përcjell Futbollikosovar.net.

Pas humbjes së Dritës, portokallinjtë do të mundohen maksimalisht që të afrohen, përkundër faktit se kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, në lindje të vendit, në Gjilan, skuadra me po të njëjtin emër mirëpret Drenicën në një sfidë që pritet të zgjojë kurreshtjen e shikuesve.

Ballkani – Trepça’89

Gjilani – Drenica