Optimizëm i madh për kalimin e tërheqjes së Trustit në Kuvend

Qeveria e Kosovës duhet të kthejë brenda javës një përgjigje për çështjen e Trustit.

Ekzekutivi kosovar duhet të japë një përgjigie dhe më pas i takon Kuvendit të merret me të. Presioni i madh i qytetarëve është rritur kohëve të fundit për miratimin e tij në Kuvend dhe kjo gjë mund të ndikojë pozitivisht, shkruan 07Press.

Sipas burimeve të fundit, raportohet se ka disa deputetë brenda koalicionit qeveritar që janë pro kalimit të Trustit dhe pritet që edhe votën e tyre ta japin në këtë drejtim. PDK, LDK dhe AAK janë pro, kurse të nevojshme janë edhe disa vota nga mazhoranca.