Nesër pritet të miratohet një projektligj shumë i rëndësishëm për qytetarët

Qeveria e Kosovës tashmë ka hartuar projektligjin për masa të përkohshme të produkteve themelore i cili i jep të drejtë qeverisë të ndërhyjë në treg, kur konstatohen shkelje nga ana e tregtarëve.

Në mesin e shumë masave që parashihen me këtë projektligj, më e rëndësishmja, është përcaktimi i një çmimi tavan për produktet bazike.

Produktet bazike në kuptim të këtij projektligji konsiderohen: drithërat, miell gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie.

Për bizneset që nuk i respektojnë masat e ndërmarra nga qeveria sipas këtij projektligji, parashihen dënime goxha të ashpra.

Deri në 20 mijë euro është maksimumi i dënimit për biznese nëse konstatohen shkelje, ndërsa për persona fizik deri 5 mijë euro.

Ndryshe të enjten ky projektligj do t’i shkojë Kuvendit për miratim.

Nga opozita veçse kanë ngritur dilema duke e cilësuar si ndërhyrje në ekonominë e tregut.