Ky është personi që sulmoi dy mjekët

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Ferizaj nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar dy mjekë kujdestar në Emergjencën Primare.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Hyzri Hazirin, i cili u prangos nga organet e rendit në rrugën ” Ramadan Rexhepi”.

34 vjeçar, në gjendje të dehur me 1.13 promila, i testuar me alkool test është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërsa rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare