Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të rriten përditë. Në të tilla raste nuk kursehen as të moshuarit, të cilët janë viktima të dhunës nga fëmijët e nipërit dhe mbesat e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Verban të Vitisë, ku një i ri dyshohet të ketë sulmuar fizikisht gjyshin e tij.
Sinjali mëson se motivi që dyshohet se shtyu 26-vjeçarin të bëjë këtë veprim, është një mosmarrëveshje me gjyshin e tij për një pompë të ujit. Si pasojë e dhunës, i moshuari ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, ku i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.