Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022.
Arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.
Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites