Trepça ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Vëllaznimin e Gjakovës.
Kësisoj, mitrovicasit shkojnë në kuotën e tetë pikëve, shtatë më shumë se kundërshtari i sotëm, Vëllaznimi, që njëherit është në zonën e largimit nga divisioni, shkruan Futbollikosovar.net.
Situata rëndohet edhe më shumë për gjakovarët, kur kemi parasysh faktin se financat janë problemi kryesor, por mbetet të shihet se si do të reagojnë tutje.
Kujtojmë se kuqezinjtë deri më tani kanë vetëm një pikë të arkëtuar, atë ndaj Rilindjes 1974.