Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet e sherrit, ku për pasojë humbi jetën një 42-vjeçar.
Të akuzuar për krimin e rëndë janë dy shqiptarë, të cilët gjykata i ka lënë në burg. Ngjarja ndodhi në një lokal në Rafinë të Greqisë pak ditë më parë.
Në videon e publikuar nga Protothema, shihet se si nisi sherri në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy të rinjtë shqiptarë dalin nga tualeti dhe nisin sherrin me Kordas, përcjell abcnews.
Viktima shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Më pas ndërhyjnë pronari i lokalit dhe punonjësja për t’i ndarë.
Dy 24-vjeçarë shqiptarë kanë dalë para gjykatës të premten. Njëri pretendoi se nuk kishte ndërmend të vriste viktimën dhe i dyti tha se kishte varësi serioze ndaj alkoolit.