Për ndryshimin e projektligjit që do të mundësonte tërheqjen e një përqindje të Trust-it pensional domosdoshmërisht duhet që prezentë në Kuvend të jenë së paku 61 deputetë ku nga ta 31 të votojnë “pro”.
Me doemos duhet 31 vota për dhe prezencë prej 61 ligjëvënësish të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu, me iniciativën e tij ka propozuar që të lejohet tërheqja e deri në 30% të kursimeve pensionale si pasojë e situatës së rënduar ekonomike dhe rritjes së çmimeve në nivele të papërballueshme për qytetarët e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përkrahur në parim lejimin e tërheqjes së një përqindje të arsyeshme të Trust-it, derisa Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar a priori.
Megjithatë, deputeti Haxhiu thotë se janë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë dakord të votojnë për plotësim-ndryshimit e projektligjin për Trust-it.