Një 54-vjeçar nga Gjakova ka përfunduar dje në ndalim policor pasi dyshohet se ka sulmuar një 16-vjeçar dhe ia ka kërcënuar babain, në fshatin Qerim.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e pasdites, pasi babë e bir kishin shkuar në një pishinë së bashku, pronar i së cilës është i dyshuari 54-vjeçar, G.P..
Sinjali mëson se posa babai me të birin janë larguar nga ai lokacion, pas tyre është vënë në ndjekje me veturë i dyshuari, i cili për një moment ka nxjerrë nga vetura djalin 16-vjeçar, të cilin e ka goditur nëpër trup, duke i shkaktuar lëndime.
Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti dyshohet se e ka kërcënuar edhe babain e të miturit, duke i thënë se “asgjë nuk t’i kam bërë djalit, çka të boj ty, gjyksin ta boj shporë, ta mushi plumba”.
Përballë kësaj situate, babë e bir kanë denoncuar rastin dhe si rezultat Policia është vënë në lëvizje, duke arrestuar të dyshuari.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, për veprat penale “kanosje” dhe lëndim i lehtë trupor”.